Enrique: Kepa bën përjashtim për mua, Fati do rikthehet i njëjti

schedule20:59 - 10 Nëntor, 2020

schedule 20:59 - 10 Nëntor, 2020

Nesër Spanja luan një ndeshje shumë të vështirë ndaj Holandës dhe para kësaj sfide trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur edhe rreth situatës së vështirë të Kepa dhe thirrjes në grumbullim, rikthimit të Asensio, apo dëmtimit të Fati.

KEPA – “Është e qartë që unë nuk shikoj moshën ose diçka të ngjashme me të. As nuk kam ndërmend të bind dikë për idetë e mia. Kepa është në një moment delikat dhe unë do të duhet të vlerësoj situatën e tij. Është e qartë se unë grumbulloj vetëm lojtarët që luajnë rregullisht, por gjithmonë mund të bëjmë përjashtime”.

 

Kepa Arrizabalaga

ASENSIO – “Unë e dua Asension dhe për mua ai është në një nivel të lartë, por ende larg nga ajo që unë mendoj se mund të japë. Por dëmtimet më kanë çuar ta thirr në këtë grumbullim. Ai ka qenë në 99.9% të grumbullimeve të mia”.

DËMTIMI I FATI – “Pavarësisht nga sa vjeç je, dëmtimet janë pjesë e futbollit. Është moment trishtimi, por do ta ndihmojë atë të kapërcejë veten. Ai do të jetë Ansu i vjetër”.

 

DE BOER – “Me Frank de Boer ishim bashkë te Barça dhe unë kam ndarë shumë gëzime me të. Ideja e tij e futbollit është ajo që mbizotëron në Hollandë. I uroj fat”, u shpreh trajneri i Spanjës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!