Enrique Iglesias njoftoi se albumi i tij i ardhshëm do të jetë ndoshta i fundit i karrierës së tij.
Këngëtari i njohur më herët ka thënë se planifikon të ndalojë regjistrimin e muzikës kur të arrijë albumin e tij të 11-të.
Siç tha ylli në një deklaratë për “Today”, puna e tij e re do të publikohet në shkurt.
Enrique Iglesias confirms next album will be final one https://t.co/ql3kQpDNWB pic.twitter.com/UKWnBZABbt
— Music-News.com (@MusicNewsWeb) November 23, 2023
“Është përfunduar. Ai do të dalë në shkurt. Është plotësisht gati. Gjithçka që dua të bëj është të xhiroj një ose dy video përpara pjesës së dytë të turneut”, tha Inglesias.
Më pas ai shtoi: “Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua është ajo që thashë, do të jetë albumi im i fundit. Jo, nuk do të bëj më”./abcnews.al