Balerini i njohur, Eno Birko dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pak pas mesnate duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.
ABC News mëson se Birko, fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.
Megjithatë, Birko ka pësuar dëmtime dhe fraktura të shumta.
“Nga informacionet që kemi siguruar brenda Spitalit të Traumës, gjendja shëndetësore e tij është stabël, ka kaluar rrezikun për jetën. Ka lëndime dhe fraktura të shumta në gjymtyrë dhe në trup. Ai a tentuar vetëvrasjen. Fatmirësisht ka kaluar rrezikun për jetën”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku./abcnews.al


