Ennio Morricone mrekulloi botën me muzikën e tij, por kishte një shqiptar që e mrekullonte atë

schedule16:59 - 6 Korrik, 2020

schedule 16:59 - 6 Korrik, 2020

Enio Morrikone (Ennio Morricone) muzikanti i famshëm italian dhe fituesi i çmimit “Oscar”, që mbylli sytë më 6 korrik, ka pasur idhull një futbollist shqiptar.

Tifoz i përjetshëm i ekipit të Romës, në vitet e rinisë së tij ai ka qenë i fiksuar pas suksesit të futbollistit shqiptar (me origjinë nga Kosova) Naim Kryeziu, i cili ka luajtur titullar me “A.S. Roma” në vitet 1940-1947, duke fituar edhe kampionatin italian në vitin 1942.

Në fakt ajo që e kishte tërhequr më tepër Morrikonen ishte shpejtësia e pazakontë e Kryeziut, për të cilin thuhej se i përshkonte 100 metra në vetëm në 11 sekonda.

Në kohë të vona, pikërisht për të shuajtur këtë kuriozitet të rinisë, Enio Morrikone ka organizuar një takim miqësor me Naim Kryeziun, për shpejtësinë e të cilit është shprehur:

“Kujtoj se ai kishte një shpejtësi të frikshme. Si arrinte ta bënte këtë??

Historia e Naim Kryeziut dhe tifozit të tij special, Enio Morrikone, është trajtuar nga gazetari i Abc/News Ferdinand Dervishi në emisionin e tij Abc/Story.

Pjesën ku flitet për këta të dy po jua risjellim me anë të kësaj videoje të shkurtër.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!