Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Berlin. Nga ky takim mësohet se janë zhvilluar diskutime me deputetin e CDU/CSU në Bundestag Gunther Krichbaum.
Bardhi shprehet se Partneriteti i Partisë Demokratike me BE dhe veçanërisht Grupin Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit
Postimi i Gazment Bardhit:
Së bashku me kryetarin e GPPD Enkelejd Alibeaj në një diskutim miqësor në Berlin me GuntherKrichbaun mbi përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.
Partneriteti i Partisë Demokratike me BE dhe veçanërisht Grupin Parlamemtar të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit. Faleminderit për mikpritjen dhe ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë.
/abcnews.al/