Enkeleda Koni është nail artistja që realizon piktura në thonj. Ndryshe nga estetistet normale, ajo pikturon vepra nga më të ndryshmet për vajzat, madje si rrallëherë edhe fotografi.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Enkeleda ka treguar se e adhuron këtë profesion dhe po bën 10 vite që e ka nisur.
Ajo madje ka theksuar se punon edhe me personazhe të njohur dhe se janë shumë të mirë.
“Të bësh art në thua, ndryshe nga estetistët që mund t’i bëjnë të gjithë. Gjërat e çuditshme të rrisin profesionalisht, i kam qejf sfidat. Jamë shum ambicioze, provoj po dolën mirë, tentoj sërish. Ndjehem mirë kur vijnë personazhe të njohur. Në fillim mendon sa e vështirë, pastaj kur vijnë kërkojnë punën dhe ikin se kanë angazhime, janë shumë të mirë.
Piktura më ka pëlqyer që e vogël dhe kështu që erdhi si profesion. Mund të pikturohet çdo lloj thoi, po sa më i madh të jetë, aq më mirë është. Po bëj 10 vite me këtë punë, në fillim e kam nisur në itali dhe kur erdha këtu kisha këtë avantazhin që kisha ardhur nga jashtë”, u shpreh Koni. l.k/abcnews.al