Gazetari Enkel Demi ditën e sotme, ndërsa foli për situatën e koronavirusit në vend, u shpreh kritik për menaxhimin e pandemisë.
Teksa herë pas herë janë qytetarët ata të cilët akuzohen se po thyejnë rregullat e pandemisë ndaj të cilëve nuk kanë munguar as gjobat, Demi u shpreh i bindur se faji nuk është i qytetarëve.
Teksa bëri një analizë të thjeshtë duke rikthyer vëmendjen tek fillimet e pandemisë, gazetari u shpreh se vendi nuk ka nevojë për dhunë, për gjoba në këtë situatë të vështirë pandemie.
Gjithashtu ndër arsyet që është përmendur më së shumti si faktor ndikues në përhapjen e virusit janë edh festat e fundvitit, ndonëse prej kohësh kanë kaluar, argument të cilin gazetari e quan sepse siç edhe u vendos, qytetarët e më së shumtë festuan me familjet.
“Thuhet se fajin më të madh e kanë festat e fundvitit. Unë e di që në një vend si Tirana ka edhe festa, por fajin nuk e kanë njerëzit. Sa i përket festave të fundvitit njerëzit qëndruan në shtëpitë e tyre, dhe festat u organizuan nga fëmijët e tyre që ishin në pushtet. Por ka kaluar kohë dhe sërish fajësohet populli.
Por kemi parë policë që kanë gjobitur pa fund dhe nuk është çudi që të kenë goditur, kjo sepse kryetari e çoi sërish drejtimin tek gjoba.
Nëse sot janë të zbuluar ndaj një pandemie janë të zbuluar sepse spitalet në Shqipëri nuk ofrojnë shërbimin e duhur, ne jemi vendi i fundit në rajon dhe Evropë për vaksinën. I vetmi njeri që jemi të qetë se është vaksinuar është kryeministri. Nuk i takonte as Papës dhe priti radhën, ndërsa ky nuk priti sepse ka hallin të ruajë menderen e vet.
Ne nuk kemi nevojë që të kemi patjetër vaksinë nga vendet e BE-së, pra nëse do të shpëtosh popullin tënd duhet të gjesh të gjitha mënyrat për të shpëtuar njerëzit. Këta në vend të vaksinës kanë zgjedhur shkopin e gomës”, tha më tej Enkel Demi.
/abcnews.al/