Moderatori Enkel Demi ka vënë një bast live në emision me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili duke deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk do të vijë sot në tryezën e Këshillit Politik.
Enkel Demi tha se niset nga ideja që kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë sot në Kosovë për një vizitë 2-ditore.
Vasili u shpreh se Këshilli Politik e ka bërë punën e tij shumë mirë pa drejtuesit politikë duke arritur një marrëveshje e cila është dakordësuar nga të gjitha palët, teksa shprehu habi për nismën e kreut të qeverisë për të qenë prezent në tryezë.
Enkel Demi: Unë vë bast që Edi Rama nuk vjen sot në Këshillin Politik
Petrit Vasili: Për një njeri që nuk ka as emër, as traditë, unë nuk vë bast.
Enkel Demi: Unë nisem nga ideja që Basha sot do të jetë në Kosovë dhe kreu i maxhorancës nuk do të jetë aty pa homologun e tij.
Petrit Vasili: Këshilli Politik bën dy punë, edhe detyrën e përkthimit në norma ligjore. Nuk e di se çfarë do bëjë Edi Rama atje. Këshilli Politik nuk ka pasur nevojë për njeri tjetër sepse ka dhënë prova dhe ka prodhuar një produkt. Arriti të gjejë dakordësinë e palëve. Këshilli nuk ka pasur nevojë për asnjeri./abcnews.al