Enigma virale që ka pushtuar internetin, a e gjeni dot leopardin e fshehur në foto?

schedule12:11 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 12:11 - 27 Dhjetor, 2022

Gjëegjëzat mprehin mendjen dhe nuk është gjithmonë e lehtë të çosh në zgjidhjen e tyre. Disa madje duhet të zgjidhen në një kohë shumë të shkurtër, gjë që tregon se sa të zhvilluara janë disa nga aftësitë tona. Enigma e mëposhtme është krijuar për t’ju edukuar dhe nëse e zgjidhni atë, atëherë kjo do të thotë se jeni një gjeni.

E gjeni dot leopardin e fshehur në foton më poshtë? Ajo që nevojitet për të pasur sukses, është të aktivizoni 100% të vëzhgimit tuaj.

Tashmë enigma e mësipërme është bërë virale në Twitter dhe i përket fotografit Hemant Dabi. Ata që janë përpjekur ta zgjidhin, e kanë pasur mjaft të vështirë pasi ajo që shihet më qartë është dheu dhe një pemë.

Disa arritën të dallonin leopardin të ulur në tokë dhe një person komentoi: “Më deshën 5′ për ta dalluar dhe më në fund e arrita.”

Fotoja është realizuar në vitin 2019 dhe vetë fotografi e kishte pranuar se e kishte të pamundur ta lokalizonte kafshën pasi e kishte marrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!