Këngëtarja e njohur, Eni Koçi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht poston foto nga përditshmëria dhe karriera.
Ditën e djeshme, ajo i ka dhënë mundësinë fansave të pyesin rreth gjithçkaje që kanë dëshirë të dinë për të.
Padyshim që pyetjet kanë qenë të shumta dhe Eni nuk ka hezituar t’iu përgjigjet.
Njëra ndër pyetjet ishte se a do bëjnë dasëm me Gencin, ku ajo ka thënë se nuk beson se do bëjnë dasmën pasi që të gjitha ceremonitë simbolike i kanë bërë vetem me familjet.
Ajo po ashtu ka treguar se parim në planet e saj janë studimet që ka nisur në Angli dhe do t’i ndjekë deri në përfundim të diplomimit./abcnews.al