Eni Koçi tregon me një video si i ka raportet me vjehrrën dhe kunatat

schedule14:14 - 12 Gusht, 2021

schedule 14:14 - 12 Gusht, 2021

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar. Ata janë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë herë pas here detaje nga marrëdhënia e tyre.

Së fundmi, ka qenë Eni që ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke darkuar me vjehrrën dhe kunatat. Në këtë mënyrë, ajo ka zbuluar se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e Gencit.

“Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Mamaja më e mirë në botë”, ka shkruar Eni përmbi video.

 

Para disa ditësh, Eni tregoi se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se atëherë mendonte se ai ishte shumë mendjemadh.

“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, është shprehur këngëtarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!