Eni Koçi flet për raportin që ka me djalin e Gencit

schedule12:43 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:43 - 19 Korrik, 2021

Eni Koçi ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagramin ku ka zbuluar detaje nga marrëdhënia me Genc Prelvukaj. Këngëtarja tregoi se ishte njohur me artistin nga Kosova gjatë një turneu në Amerikë.

Me Genc Prelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘Obobo si do e shtyjmë ne në turne, ky as muhabet s’do të na bëjë’. Dhe përgjigja e Gretës ishte ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të‘.”, shkroi ajo.

Gjithashtu ajo ka folur dhe për raportin që ka me djalin e tij nga martesa e parë, Gjinin. “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim.” /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!