Eni Koçi, dedikim special për 4 vjetorin e lidhjes me Genc Prelvukaj

schedule16:51 - 4 Prill, 2021

schedule 16:51 - 4 Prill, 2021

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Sot është një ditë shumë e vëçantë për artistët, pasi festojnë 4 vjetorin e lidhjes së tyre. Këtë ditë të shënuar për ta, ata kanë vendosur ta festojnë në privatësi të plotë.

Ka qenë Eni e cila ka ndarë një video në rrjete sociale, duke bërë gëzuar me këngëtarin, ku ka shkruar: “Gëzuar përvjetorin dashuria ime! 4 vite bashkë.” Eni nuk ka treguar se në çfarë vendi e kanë festuar përvjetorin e lidhjes.

 

Kujtojmë që Genci i propozoi Enit në nëntor të 2018-ës, në një ambient shumë romantik. “Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukurën time. 03.11.2018 Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting,”, shkroi asokohe Genci. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!