Eni Koçi bën dedikimin e ëmbël për Gretën: Shoqja ime më e mirë

schedule21:21 - 15 Nëntor, 2021

schedule 21:21 - 15 Nëntor, 2021

Motrat e famshme, Greta dhe Eni Koçi kanë treguar shpeshherë se gëzojnë një raport shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Së fundmi, Eni ka udhëtuar drejt Austrisë, ku Greta është zhvendosur prej kohësh pranë personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Eni ka ndarë një fotografi me të motrën në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “E ku ka si motra…? Me shoqen time më të mirë.” Kujtojmë që Greta përflitet se tashmë e ka zyrtarizuar marrëdhënien dhe në fejesë. Madje, ajo është parë dhe me unazë në gisht.

Nga ana tjetër, Eni po shijon marrëdhënien e saj prej vitesh me artistin nga Kosova, Genc Prelvukaj.

/abcnews.al