Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eni Imami ikën në lot, Vllaznia gjen një gjigant tjetër në vend të Haris Dilaver

schedule09:51 - 30 Korrik, 2021

schedule 09:51 - 30 Korrik, 2021

Eni Imami dhe Haris Dilaver pritet të lënë Vllazninë. I pari e ka konfirmuar kalimin te Dinamo dhe dje zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e shkodranëve.

Mbrojtësi është takuar me tifozët dhe është ndarë në lot me ta. Dilaver nga ana tjetër del lojtar i lirë dhe gjasat që të rinovojë janë të pakta.

Paraditen e djeshme në Shkodër Vllaznia ka mbyllur marrëveshjen me një tjetër sulmues, që do të jetë edhe pasuesi i sulmuesit boshnjak.



25-vjeçari Ante Aralica do të jetë sulmuesi i ri i kuqebluve. Së fundmi ai ka luajtur në Rumani me Hermannstadt, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e Lucko, Lokomotiva Zagreb, Sesvete e Rudes në Kroaci, si dhe ka luajtur me Lokomotiv Plovdiv në Bullgari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!