Engjëlli mbrojtës i Pele, kush është gruaja e tij e cila i qëndron pranë legjendës së futbollit në çdo moment

schedule09:31 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 09:31 - 26 Dhjetor, 2022

I gjithë planeti është i shqetësuar se futbolli do të mbetet pa “mbretin”, Pele.

Legjenda braziliane kohët e fundit po bën betejën më të vështirë të jetës kundër kancerit, pasi familja e tij dita ditës tregon se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet vazhdimisht.

E gjithë familja e tij, fëmijët dhe nipërit, si dhe bashkëshortja e tij Marcia Shibele Aoki, janë pranë tij në këto orë kritike dhe po përpiqen me besim dhe përqafim ta mbështesin në “ndeshjen” më të vështirë të jetës së tij.

Kush është gruaja e tretë e Peles?

Në krah të tij përveç vajzave të Kelly-t, Flavia dhe djalit Edinio, qëndron edhe bashkëshortja e tij Aoki. Por kush është “heroi” i pakënduar, Marcia Shibele Aoki.

Gruaja që nga momenti kur u martuan i qëndroi në krah, edhe kur kanceri i “trokiti” në derë. Siç deklaroi vajza e Kelly-t, atëherë në vitin 2021, kur Pele po shërohej nga heqja e tumorit: ” Një person që ishte gjithmonë këtu para se të mbërrija unë, për të ndërruar turne, një person që flinte në këtë divan për 20 netë, duke u kujdesur për të në një mënyrë për të cilën nuk mund ta falënderoj kurrë aq sa duhet, pavarësisht sa mundohem. Një grua dhe mike e shkëlqyer.”

Gruaja e tretë e Peles, me prejardhje japoneze, lindi në Sao Paulo, Brazil, nga një pediatër dhe një sipërmarrëse e suksesshme e furnizimeve mjekësore.

Marcia ndoqi një shkollë lokale në Brazil përpara se të shkonte në shkollën e mesme për të fituar një diplomë, dhe kështu filloi një biznes në fushën e furnizimeve mjekësore.

Të dy mund të jenë takuar në vitin 1980 në një festë në Nju Jork, por romanca e tyre lulëzoi dekada më vonë kur u përplasën me njëri-tjetrin në ashensorin e pallatit ku jetonin të dy në Sao Paulo.

Deri në vitin 2010, thashethemet për lidhjen e tyre të mundshme nuk u shfaqën kurrë. Pele thuhet se filloi të takohej me Marcia Shibele Aoki në vitin 2012, por pavarësisht se u fotografuan shpesh së bashku, ata kurrë nuk e konfirmuan lidhjen e tyre deri në korrik 2016, kur ata njoftuan martesën e tyre.

Kështu në 75 vitet e tij “Zoti” i futbollit ngjiti shkallët e kishës me biznesmenen dhe tashmë gruan e tij të tretë, kur biznesmenja braziliane ishte atëherë 41 vjeç.

Të dy nuk patën kurrë fëmijë, megjithatë Pele ka shtatë fëmijë nga dy martesat e tij të mëparshme, dhe dy të tjerë që ai pranoi.

Martesat dhe fëmijët e Peles

Martesa e parë e Pele ishte me Rosemary dos Reis Cholby në shkurt 1966, me të cilën ai kishte Kelly, Jennifer dhe Edinho, por ata u divorcuan në 1982.

Në vitin 1994, në moshën 53-vjeçare, Pele u martua për herë të dytë me psikologen dhe këngëtaren e Gospel-it, 36-vjeçaren asokohe Assyria Seixas, me të cilën pas 14 vitesh martesë, patën dy binjakë, Joshua dhe Celeste.

Legjenda braziliane ka edhe dy fëmijë të tjerë të quajtur Flavia dhe Sandra Regina Machado, të cilat vdiqën nga kanceri më 17 tetor 2006./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!