Ëngjëll Agaçi raporton për herë të parë mbi inceneratorët: S’kam njohje me Zoton, Mërtirin e Gugallen

schedule15:34 - 22 Shkurt, 2022

schedule 15:34 - 22 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi ka filluar të dëshmojë para Komisionit Hetimor për Inceneratorët duke theksuar se qeveria ka zbatuar vetëm ligjin sa i përket procedurave të ndjekura për procedurave që çuan në miratimin e kontratave për inceneratorët.

Agaçi tha se qeveria nuk ka miratuar kurrë një vendim që të përcaktojë fituesin e kontratës së inceneratorëve. Sipas tij, kanë qenë institucione të tjera që kanë përzgjedhur fituesin dhe qeveria më pas ka miratuar një vendim, ku jepet mbështetja për vijimin e një kontrate të tillë nga Ministria e Mjedisit.

Dua të sqaroj përfundimisht atë që rezulton në shkresa dhe në akte. Është thënë pafundësisht se në lidhje me një vendim sipas të cilit Këshilli i Ministrave ka  miratuar një vendim për autorizimin e procedurës. Ky fakt nuk është i vërtetë”, tha Agaçi duke theksuar se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk ka asnjë kompetencë mbi ligjin e koncensioneve apo të prokurimeve publike.

Ndërkohë që fliste Agaçi, ndërhyri Tabaku duke kërkuar që ai të fokusohej në pyetjet që i bëheshin.

Unë nuk jam politikan. Është hera e parë që më jepet kjo mundësi të shpjegoj gjërat. Ajo që ka më shumë rendësi  për këtë komision hetimor është fakti që Këshilli  Ministrave nuk ka miratuar kurrë një vendim që ju i referoheni”, tha ai duke theksuar se Vendimet e qeverisë kanë një procedurë që rregullohen nga ligji organik për funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe dhe publikohen në Fletoren Zyrtare.

“Kushdo mund ta verifikojë që kjo është e pavërtetë”, tha ai. Agaçi ka mohuar se ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen.

Pjesë nga debati

Ëngjëll Agaçi: Parashikohet një angazhim detyrues. Miratohet me VKM me kërkesë të autoritetit kontraktues. Për aq sa vlen, vendimi duke ruajtur konfidencialitetin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ju do e keni këtë provë sepse më ka ardhur kërkesa dje vonë. Ky vendim është miratuar pa asnjë kundërshtim në mbledhjen e këshillit të ministrave.

Jorida Tabaku: Me cilin akt është miratuar plani i autoritetit kontraktues? Ku është akti që shpallet procedura me këtë formë?

Ëngjëll Agaçi: Nuk e kuptova pyetjen

Jorida Tabaku: Vendimi numër 907 i vitit 2014 thotë, Autoritetit kontraktues ka shpallur procedurën për dhënie të një koncesioni të përzier. Cili është akti për një vendim të Këshillit të Ministrave?

Ëngjëll Agaçi: Unë kam një kopje të origjinalit të vendimit për dhënien e miratimit për kontratën e koncesionit. Vendimi që unë kam këtu përpara ka vetëm dy pika.

Jorida Tabaku: I referohem draft kontratës

Ëngjëll Agaçi:  …vendosi dhënien e miratimit për kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit në qarkun e Elbasanit. Ngarkohen dy ministri për zbatimin e këtij vendimi. Ky është vendimi që unë kam dhe vendim zyrtar i qeverisë.

Jorida Tabaku: Me cilin akt ka filluar kjo procedurë koncesioni?

Ëngjëll Agaçi: Dua të saktësoj kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të qeverisë. Ai nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe PPP dhe as në ligjin e prokurimeve për një institucion të pavarur

Jorida Tabaku: Unë i kam këtu dhe i kam lexuar me vëmendje. Sekretari i ndjek projektaktet, i kthen ato kur bien në kundërshti me ligjin. Sipas këtyre kompetencave keni informacion për përgatitjen të këtij vendimi?

Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare. Kompetencat e sekretarit janë të përcaktuara në nenin 9 dhe vlerësimi që i bëhet një akt që paraqitet për shqyrtim është që akti të ketë autorizim ligjor. (…) Modalitetet e zhvillimit të mbledhjes së këshillit të ministrave. Ministrat ftohen të shprehin kundërshtimet e tyre. Nëse ka problematika të vërejtura, ministri propozues jep sqarimet dhe pastaj kalohet për votim. Vendimmarrja nuk është e detyruar me ligj. Ministrat janë të lirë të votojnë pro dhe kundër. Nuk ka pasur asnjë kundërshtim apo mendim kundër dhe vendimi është miratuar në unanimitet.

Jorida Tabaku: Në këshillin e ministrave ka kaluar një akt për miratimin paraprak që ne nuk kemi dijeni që ka filluar një procedurë. Nuk kemi asnjë akt sa i përket autoritetit kontraktues për shpalljen e një negociate të tillë. Ky akt është kompetencë e këshillit të ministrave apo Ministrisë së Financave?

Ëngjëll Agaçi: Vendimmarja kalon në dy faza për financimin e kontratave. Është gjithë procedura që zhvillohet në Ministrinë e Financave në raport me dokumentacionin me autoritetin kontratktor. Ky financim për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve ishte planifikuar që në vitin 2017. Më pas filloi procedura me autoritetin kontraktor. Konfirmoj deklaratën e zotit Cani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!