“Në mbështetje të drejtësisë”, Agaçi dëshmi në SPAK për inceneratorin e Tiranës

schedule10:28 - 17 Maj, 2024

schedule 10:28 - 17 Maj, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqit këtë të premte në SPAK.

Agaci qëndroi për disa orë në Prokurorinë e Posacme, ndërsa në dalje tha shkurtimit për mediat, se u paraqit sot në SPAK si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës.

“Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë më një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë” tha Agaçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!