Energjia, Xama në Abc Live: KESH, ende asnjë përditësim për shkarkimet

schedule14:43 - 22 Nëntor, 2022

schedule 14:43 - 22 Nëntor, 2022

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live gazetarja Ola Xama ka deklaruar se gjatë shkarkimeve të fundit nga Vau i Dejës, Korporata Energjetike Shqiptare nuk ka qenë transparente me gazetarët si dhe akoma nuk ka asnjë përditësim në lidhje me shkarkimet nga ky hidrocentral. Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Xama u shpreh që ‘tregun nuk e parashikojmë dot, as reshjet nuk i parashikojmë dot, të paktën të bëjmë probabilitetin e kaskadës. Nuk jam në kushtet që të them që janë marrë vendimet e duhura nga KESH, nuk ka qenë transparente, dhe nuk kemi akoma asnjë përditësim formal nëse kemi akoma shkarkime nga Vau i Dejës’

Për gazetaren Ola Xama ‘në një situatë normale duhen bërë njoftimet, dhe në një shtet normal duhen bërë njoftimet, sepse mbi çdo politikë prevalon jeta e banorëve’. Sipas saj, baseni i Komanit dhe i Vaut të Dejës nuk është akoma i njëjtë, duhet të shkarkojnë, sidomos kur situata shkon me mbushjen e Komanit, çojnë ujë dhe lumenjtë që furnizojnë Vaun e Dejës. Njoftimet duheshin bërë me datë 19 nëntor. Duke përpunuar ujin që vinte në këtë termocentrale, KESH i ka bërë kontrata importi që nuk mund ti ndërpriste.Është bërë një tentativë për depozitimin e energjisë në Kosovë, kishte një kosto shuhmë të lartë fikja e termocentraleve’.

Situata aktuale në lidhje me reshjet është një fat për Shqipërinë përsa i përket situatës energjetike.

‘Kjo është një situatë që në fakt është një fat për Shqipërinë, për buxhetin e Shtetit, niveli i Fierzës, është mbushur me 2.5 metra, është në kuotën e 271 metrave, optimalja e Fierzës mund të kalojë në 283 metra, dhjetori dhe janari kanë parashikime për sasi të tjera reshjesh. Nëse shohim dhe konsumin, e gjitha kjo nevojë, që prej ditës së djeshme është plotësuar, nëse vazhdojmë të luajmë një nivel konsumi, besoj se kosto për importet e energjisë do të jenë më të ulta’, tha Xama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!