Energjia, ulet çmimi/ Administratori i KESH: Kemi bërë analizë të imtësishme. Nuk ka vendosje të fashës, por kategorizim konsumi

schedule20:29 - 10 Janar, 2025

schedule 20:29 - 10 Janar, 2025

Administratori i KESH, Erald Elezi thotë se ulja e çmimit të energjisë, vjen pas një analize të imtësishme, të rezultateve financiare të këtij sektori.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, Elezi u shpreh se nuk ka vendosje të fashës 700 kwh, por është kategorizim i konsumit.

“Kjo vjen si pasojë e një analize që nuk ka zgjatur pak. Gjatë vitit 2022, është mbajtur me shumë forcë nga qeveria shqiptare, mosrritja e çmimit. Pasi kaluam krizën energjetike, janë analizuar skenarë. Këto skenarë kanë arritur në përfundimin që, pa prekur investimet, pa prekur marrëdhëniet kreditore, marrëdhëniet që kanë kompanitë me njëra-tjetrën, kjo shumë të mos shkonte si dividente, por drejt një uljeje çmimi. Kategorizimi i konsumeve, pra jo vendosje e fashës, ishte sipas analizave, zgjidhja më  mirë për të bërë uljen e çmimit,. Për sa analizat tregojnë, fashat incetivojnë konsum. Ne e identifikuar si kategori konsumi. Nëse do aplikohej fashë, çdo konsumator do kishte reduktim të faturës. Rritej edhe mundësia për të abuzuar. Kjo zgjidhje ishte më e përshtatshmja”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!