Energjia për furrat e bukës, Balluku: Faturimi me fasha nis në maj

schedule19:02 - 22 Prill, 2024

schedule 19:02 - 22 Prill, 2024

Të gjitha furrat e bukës duke nisur që nga 1 maji do të faturohen në bazë të një sistemi të ri me tre fasha.

Ndërkohë që furrat e bukës do vijojnë të faturohen me të njëjtin çmim prej 7.6 lekësh. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë ka zhvilluar një inspektim në një furrë në kryeqytet ku ka shpjeguar se si do të funksionoj kjo skemë faturimi

Kjo mënyrë faturimi erdhi si një masë për të rritur konkurrencën  ndërsa theksoi se nuk ka rritje të kostove për furrat e bukës.

Sistemi i ri i faturimit i jep fund abuzimit duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare, për tipologjinë e furrave të bukës të cilat kanë zgjeruar aktivitetin e tyre dhe tashmë tregtojnë edhe produkte pastiçerie si dhe operojnë edhe si bar kafe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!