Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Energjia e gjelbër prioritet për Shqipërinë/ Konsiderohet shtyllë kryesore në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029

schedule15:04 - 20 Mars, 2026

schedule 15:04 - 20 Mars, 2026

Energjia e gjelbër është përcaktuar si një ndër prioritet kryesore të ekonomisë shqiptare për vitet që vijnë .Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare per programin e politikave prioritare për vitet 2027-2029, vendi ynë pritet të përfitojë 127.8 mln euro pikërisht për energjinë dhe tranzicionin gjelbër nga  rreth 922 mln euro (grant dhe kredi) që parashikohet të përfitohet  në rast të përmbushjes së reformave kyçe të përafrimit me BE-në. Një ndër reformat më të rëndësishme konsiderohet energjia e rinovueshme  dhe tranzicionin i gjelbër, me synimin për të transformuar Shqipërinë në një lider rajonal të energjisë, nëpërmjet adoptimit të standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, duke nxitur një treg konkurrues të energjisë, duke adresuar risqet dhe aspektet mjedisore.

Në kuadër të këtij prioriteti parashikohet zhvillimi  i ankandeve transparente dhe konkurruese për energjinë e rinovueshme.

Po ashtu synohet shtimi i kapaciteve  të reja të energjisë së rinovueshme të instaluara me rreth 600 më .Kjo synon që të ndikojë edhe në arritjen e targetit për  emetimet e karbonit të BE-së.



Vitet e fundit në vend energjia e prodhuar nga dielli ka pësuar një rritje të fortë . Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë vitit 2025  në Shqipëri është prodhuar 13.2 % e totalit të energjisë nga parqet fotovoltaike.

Gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë futur në prodhim  një  numër i konsiderueshëm  impiantesh fotovoltaike të cilat kanë shtuar prodhimin e energjisë elektrike. Ky është një tregues mjaft optimist  pasi do të ndikoj në uljen e varësisë  së sistemit energjetik nga reshjet.

Shqipëria synon që brenda 5 viteve të prodhojë rreth 30% të totalit të energjisë që i nevojitet nga dielli dhe era.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!