Energjia/ Bejtja: Performanca e mirë ka ndikuar në uljen e çmimit, jo politike

schedule20:27 - 10 Janar, 2025

schedule 20:27 - 10 Janar, 2025

Nga 1 Shkurti, energjia elektrike do të kushtojë më lirë për abonentët familjarë. Enti rregullator i Energjisë miratoi kërkesën e OSHEE për uljen në 8.5 lekë të çmimit të energjisë për 700 kilovatët e parë të konsumuar, ndërsa energjia e konsumuar mbi këtë prag, do të faturohet me 9.5 lekë për kilovatorë.

Për pedagogun Ilir Bejtja vendi ynë është një aktor i rëndësishëm energjitik në rajon. Ai ka theksuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, se ulja e çmimit të energjisë nuk është politike.

“Është një fat i madh për Shqipërinë që kemi pasur mundësi të bëjmë investime të tilla, gjë që sot nuk i ndërmarrin as shtetet më të fuqishme. Kemi mundësi që herë pas here të futemi në rajon me shkëmbime, të garantojmë energjinë për periudhat e thata, duke prodhuar më shumë atëherë kur kemi periudha të lagështa. pra, është një aset shumë i rëndësishëm për ne, por që aktualisht nuk është i vetmi, pasi ka dhe investime private, të cilat nuk kanë detyrim të shërbimit publik siç e ka KESH aktualisht, ta shesi sistemin e energjisë me kontratë dhe të kontribuojnë gjithashtu dhe në tarifa lehtësuese”.

Sipas Bejtjas, performanca e mirë ka ndikuar në uljen e çmimit.

“Askush nuk merr në konsideratë që kur është vendosur kjo tarifë, humbjet kanë qenë 43%. Ne nuk blejmë më energji që shkon për humbje. ç’ka do të thotë që oferta energjitike nga KESH-i është më tregtare dhe po kështu kompania e shpërndarjes mjaftueshëm ka para që të vazhdojë investimet me paratë e veta. Pse jo për të arritur në një moment të caktuar që nga gjithë performanca e mirë të arrijë të gjithë mbështetjen mjaftueshëm investimet dhe ajo që mbetet si fitim, t’i ulet tarifa qytetarëve. Ka qenë në politikë që ditën që është caktuar tarifë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!