Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka prezantuar për herë të parë gjyshin e saj 93-vjeçar.
Ajo ka postuar një foto ku shfaqen pranë njëri-tjetrin dhe i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.
Eneda tregon se gjyshi i saj ka qenë veteran dhe po të jetonte në një vend tjetër të botës do të vlerësohej shumë herë më shumë.
Gjithashtu, këngëtarja ka premtuar se tashmë do t’i shkruaj për 100-vjetorin e tij.
Postimi i plotë:
-Gjysh, çfare po shkruan ?
-Po shkruaj mbi unitetin-tha dhe u kthye nga unë.
-Po çfarë konkretisht ?
-Ja po them që uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë…
Gjyshi im është 93 vjeç, ndër të vetmit veteranë të luftës mbetur gjallë. Tregon e shkruan historira me partizanë e gjermanë, grekë e italianë, mbi familjen e dashurinë, shtetin dhe lirinë. Më mahnit me kthjelltësine e tij dhe me urtësine tipike (të të gjithë gjyshërve shqiptarë). Poooor më lejoni t’ju them se gjyshi im është më i miri, është më i bukuri, më i mençuri. Më lejoni t’ju them se jam mbesa më krenare në botë.
Ngado që shkoj më pyesin:
-Ç’e ke Sevo Tarifën ?
-Gjysh- I them dhe më “ngrihet balli lart” më shumë.
Në vendet e zhvilluara gjyshi im do ishte i pasur nga pensioni i majmë. T’u thuash të huajve e kam gjyshin veteran të nderojnë e të thonë kush e di sa i pasur është gjyshi yt…
Po, është i pasur, në shpirt e në mendje, është i pasur se ka 9 stërnipër e stërmbesa e së shpejti presim të 10-tën. Është i pasur se jeta i dha mençurine ta jetojë si djalosh përparimtar e gjithmonë i hapur në mendime. Tani në 100- vjetorin tënd do shkruaj prap për ty.
Mbesa jote që të do pamasë…
https://www.instagram.com/p/CFmMDE4F2Hd/