Belinda Balluku i ka kaluar tashmë stafetën ministrit të ri Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj Balluku përmendi një sërë arritjes gjatë punës së saj, nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, duke falënderuar stafin, por edhe kryeministrit Edi Rama për mbështetjen dhe besimin e tij në gjithë këto vite.
Ajo theksoi se vendimi i kryeministrit për t’i dhënë besimin Enea Karakaçit është zgjedhja me e mirë ndonjëherë.
“bashkë kemi transformuar sektorin energjetike. Pavarësisht situatave vetëm lajme të mira vijnë nga ai sektor dhe duket e pabesushme që një grusht njerëzish ia kanë dalë të ndryshojnë në katërcipërisht situatën. Kemi rritur ndjeshëm kapacitet prodhuese të vendit tonë duke diversifikuar portofolin, Kemi arritur të ngremë bursën e parë shqiptarë energjetike. Kemi arritur të edukojmë qytetarët me eficencën energjetike i kemi bërë pjesë të politikave tona. Dhe shumë prej tyre kanë kuptuar që nuk vlen vetëm të prodhosh por edhe ta ruash. Kemi kapërcyer situata problematike si ajo e 2022, kemi bërë bizneset shqiptare pjesë të tryezave për këtë sektor. She Shqipëria ndodhet në një stad të avancuar të negociatave në këtë sektor, dhe kjo falë jush. Ju duhet të ndjeheni krenarë, për transformimin e aeroportit të Tiranës dhe po ashtu edhe aeroportin e Vlorës dhe dje pashë që ishte hapur thirrja për punonjësit e parë. Kemi ndërtuar rrugë dhe autostrada moderne , tunele që nuk do t’i shkatërrojë as pika e ujit që tashmë zë vend në të gjitha portalet kur shiu fillon të bjerë. Asgjë nuk do të fshijë punën tuaj. Falënderoj zotin Rama për të gjithë mundësinë që më ka dhënë këto vite dhe shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit. Shihet se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty, se si i jep besim Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe me thënë të drejtën është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues të aftë, njerëz që e duan Shqipërinë, sakrifikojnë pa asnjë dyshim për të mirën e madhe”, tha ajo.


