Ëndrra për matematikën iu pre në mes nga diktatura, Hate Ora sfidon me figura gjeometrike në qilima

schedule17:01 - 12 Tetor, 2021

schedule 17:01 - 12 Tetor, 2021

Hate Ora është një prej artizaneve që mban gjallë traditën e qilimave dhe sixhadeve në Kukës. Prej 40 vitesh ajo merret me këtë zanat, të cilin e nisi pasi regjimi diktatorial, e pengoj nxënësen ekselente të matematikës që të ndiqte studimet e larta për shkencat ekzakte.

Në vend të shkollës, i ofruan vendin e punëtores në Ndërmarrjen Artistike të Kukësit, ku shumë shpejt ajo  mori titullin mjeshtre. Karakteristik e punës së saj ishte saktësia të cilën e kërkon e dhe sot

Pas mbylljes së Ndërmarrjen Artistike të Kukësit në vitet ’90, por ajo nuk e braktisi  profesionin, hapi punishten e saj që e ka edhe sot.

Zhytur në kujtime, gjatë jetës së saj ka realizuar një numër të madh qilimash, por edhe sot si moment të bukur kujton fitoren e olimpiadës së matematikës dhe marrjen e titullit mjeshtre e qilimave. Në karrierën e saj ka realizuar me mijëra qilima që shiten kryesisht jashtë Shqipërisë. Por zanatin ia ka trashëguar edhe të bijës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!