Fansat e “Spice Girls” po luten që grupi të ribashkohet, por Victoria Beckham është ajo që është përgjegjëse për faktin se diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. Siç zbuloi Mel C në një intervistë të fundit me Extra, të gjitha mezi presin të kthehen në skenë për të festuar 25 vjetorin e tyre, përveç Beckham.
“Ne nuk e shohim njëri-tjetrin aq sa do të donim, por qëndrojmë në kontakt dhe gjithmonë flasim për mundësitë tona. Ne po përpiqemi të rikthehemi së bashku në skenë. Po festojmë 25 vjet ”, ka thënë ajo. Ajo shtoi se pika më e vështirë në këtë rast është rikthimi i Victoria Beckham.
Mel C says Spice Girls are “always working” on a reunion with Victoria Beckham. https://t.co/igHEZiS2Qz #melc #spicegirls #victoriabeckham
— UK Music Mania (@ukmusicmania) October 6, 2022
“Ne gjithmonë përpiqemi ta bindim atë. Po, pa i bërë presion, por njerëzit tregojnë se e duan. Shpresojmë që do të ndodhë. Nuk mund të jap një orar, por është diçka që duam të bëjmë dhe po përpiqemi ta realizojmë. Tani për tani, Victoria na ka në pritje. Është gjithmonë disi e përfshirë artistikisht.
Ne duam që ajo të jetë e lumtur. Është ëndrra jonë ta kthejmë atë”, tha Mel C. Në një intervistë të mëparshme që Victoria Beckham foli në lidhje me mundësinë e kthimit të saj, ajo tha se preferon të fokusohet tek familja dhe shoqëria e saj./abcnews.al