Ëndrra e madhe e Ramos, Zidane: E mbështes plotësisht, e kam vetë si peng

16:56 | 21/02/202016:560

Lojërat Olimpike do të zhvillohen këtë verë në Tokio të Japonisë gjatë datave 24 korrik deri në 9 gusht. Sergio Ramos ka një dëshirë të madhe për të marrë pjesë dhe Zinedine Zidane është gati për ta mbështetur.

Trajneri i Real Madrid është ndalur te kjo temë gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes me Levanten dhe marrja pjesë në Olimpiadë është një nga pengjet e francezit.

Nëse kjo është ajo që dëshiron, unë do e mbështes. Nëse dëshiron të përfaqësojë vendin e tij, edhe pse në moshën 34-vjeçare, është diçka shumë e bukur. Do të isha shumë i lumtur për të. Edhe mua do të më pëlqente të merrja pjesë në Olimpiadë.

Lojërat Olimpike janë të mrekullueshme, janë diçka ndryshe nga kompeticionet e tjera. Është përrallore të përjetosh një eksperiencë të tillë, ma ka konfirmuar çdokush që ka marrë pjesë. Do kisha dashur shumë të merrja pjesë, por tani është shumë vonë“, deklaron Zinedine Zidane. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono