Benevento zhvilloi një sezon fantastik, dominoi Serie B dhe vitin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit italian. Trajneri Pippo Inzaghi ka kryer një punë shumë të mirë në drejtimin e “Shtrigave” dhe tani është momenti për të përforcuar skuadrën në merkato.
Ideja e fundit është emocionuese për tifozët. Mediat italiane raportojnë se Benevento po tenton të sigurojë shërbimet e Alexandro Patos, ish-sulmuesit të njohur të Milanit (2007-2013). Inzaghi ka luajtur me brazilianin te kuqezinjtë dhe e cilëson si personin e duhur për t’i besuar repartin ofensiv.
Pato feston 31-vjetorin e lindjes në ditët e para të shtatorit dhe është pjesë e Sao Paulo. Me ekipin brazilian ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe klubi italian ka nisur nga puna për gjetjen e akordit zyrtar, me lojtarin dhe drejtuesit e Sao Paulos. /abcnews.al