Ëndrra e Italisë për “Katar 2022” merr fund, presidenti Gravina: Folëm me FIFA-n

schedule17:21 - 18 Maj, 2022

schedule 17:21 - 18 Maj, 2022

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, e ka pranuar se Italia nuk ka shanse që të zëvendësojë Ekuadorin në “Katar 2022” në rast se përjashtohet.

“Zero shanse ka të shkojmë në Botëror nëse përjashtohet Ekuadori. Europa i ka 13 vende në dispozicion dhe i ka plotësuar. Nëse lirohet një vend nga Amerika e Jugut, shkon një kombëtare tjetër e saj.

Kemi kontaktuar me FIFA-n dhe përgjigja ishte absolutisht negative. A do donin ta kishin Italinë në Katar? Edhe ne do të donim, por rregullat janë këto dhe ne u eliminuam”, deklaron Gravina. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!