Ëndrra dhe premtimi i Ansu Fati, talenti 17-vjeçar i dashuruar me Barcelonën

schedule15:50 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:50 - 7 Nëntor, 2019

Ansu Fati është talenti i radhës që ka dalë nga Akademia e Barcelonës. 17-vjeçari ofensiv me origjinë nga Guinea-Bissau është surpriza e këtij fillim sezoni në ekipin katalanas. Fati ka shënuar dy gola në kampionat, në barazimin 2-2 kundër Osasunës dhe në fitoren 5-2 kundër Valencias në shtëpi.

Sulmuesi i majtë, i cili provoi edhe emocionet e Champions League kundër Dortmundit dhe Slavia Prague, po përjeton një ëndërr dhe i premton besnikëri të përjetshme Barcelonës në prononcimin e dhënë për Barca TV.

Të shënoja kundër Osasunës ishte si një ëndërr, më pas ia dola të shënoja edhe kundër Valencias në ‘Camp Nou’. Kam ëndërruar shumë net për diçka të tillë dhe ia dola. Mund të mos e besoni, por unë kam dashur gjithmonë që të luaj për Barcelonën. Kjo ka qenë ideja ime që në fillim dhe shpresoj të mbyll karrierën këtu“, thekson 17-vjeçari i talentuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!