Ëndrra amerikane në Cërrik, historia e veçantë e përforcimit të Turbinës

schedule18:11 - 24 Janar, 2020

schedule 18:11 - 24 Janar, 2020

Nga Amerika, në Shqipëri. Nuk është i pari që vendos të provojë futbollin tonë, por janë të paktë ata që e bëjnë diçka të tillë. Mathew McNamara, një 23-vjeçar amerikan, është zyrtarizuar para disa ditësh te Turbina dhe thuhet se ka luajtur në ligën e tretë në SHBA.

Të gjesh të dhëna për të nuk është e lehtë. E kuptueshme që nuk mund të pritet shumë prej tij, por në Cërrik kanë menduar t’i besojnë. Thuhet se është qendërmbrojtës, ndërkohë që nëse kërkon në internet për të, atëherë zbulon të dhëna të tjera interesante.

CV-ja e tij, veçse përmban Turbinën si punëdhënësin e fundit, përfshin edhe disa punë të tjera interesante, që i ka bërë me kohë të pjesshme gjatë kohës që aktivizohej në ekipin e kolegjit (Elmhurst). Për shembull, McNamara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka punuar si menaxher shitjesh.

Gjithashtu ai ka bërë edhe menaxherin në një palestër, madje për gati tre vite. Një tjetër eksperiencë e rëndësishme e tij ka qenë regjistrimi dhe transmetimi i ndeshjeve për shokët e skuadrës.  Duke mësuar këto gjëra rreth tij, kurioziteti do të jetë i madh për ta parë me Turbinën në fushë. /abcnews.al

CV e Mathew McNamara, postuar në Linkedin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!