Ëndrra amerikane është shumë më e lehtë për t’u arritur në Kanada

schedule12:06 - 21 Janar, 2020

schedule 12:06 - 21 Janar, 2020

Nëse keni lindur në Shtetet e Bashkuara , të pasurit prindër të pasur do të thotë të jesh një hap larg shanseve për të pasur sukses.

Individët e lindur në familje më të varfra kanë një shans më të mirë të zotërojnë një shtëpi, të marrin një arsim të mirë dhe të jetojnë një jetë më të mirë se prindërit e tyre nëse ata kanë lindur në Kanada sipas një studimi.

Me fjalë të tjera, Kanadezët janë më afër të ëndrrës amerikane sesa vetë amerikanët.

Ky rezultat erdhi nga Indeksi Global i Lëvizjes Sociale të Forumit Ekonomik Botëror, i cili renditi 82 vende duke u bazuar  në aftësinë e qytetarëve për të përmbushur synimet e tyre pa marrë parasysh prejardhjen e tyre socio-ekonomike.

Raporti u botua të hënën për të përkuar me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku pabarazia e të ardhurave globale është një temë kaq e përhapur, raporton abcnews.al

Indeksi rendit ekonomitë në pesë dimensione: shëndetësia, arsimi, hyrja në teknologji, puna (përsa i përket mundësive, kushteve dhe pagave ) dhe institucioneve.

Gjermania është vendi më me stabilitet social në mesin e G7, duke u renditur në vendin e 11-të, i ndjekur nga Franca (e 12-ta), Kanada (e 14-ta), Japonia (15-ta), Mbretëria e Bashkuar (21-a), Shtetet e Bashkuara (27-të) dhe Italia (34-ta) .

Vendet nordike, përfshirë Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Islandën, kanë rezultatet më të mira persa i përket mundësive sociale.

Ndër ekonomitë e mëdha me zhvillim në botë, Rusia renditet në vendin e 39-të, e ndjekur nga Kina (45-ta), Brazili (60-ti), India (76-ta) dhe Afrika e Jugut (77-ta).

“Ajo çfarë u vu re në studim është se shumica e ekonomive nuk po arrijnë të sigurojnë kushtet në të cilat qytetarët e tyre mund të lulëzojnë, tha Forumi Ekonomik Botëror në një deklaratë të hënën.

“Si rezultat, mundësitë e një individi në jetë i përkasin statusit të tyre socio-ekonomik gjatë lindjes, duke inkuadruar pabarazitë historike,” thekson studimi.

Prindër të pasur

Në Shtetet e Bashkuara, duhen pesë gjenerata që një familje me të ardhura të ulëta të arrijë të ardhurat mesatare, por ai numër mund të ndryshojë. Kjo statistikë është më e mirë sesa në Gjermani dhe Francë, por më e keqe përsa i përket Kanadasë, Australisë dhe Danimarkës, të cilat kanë rezultatin më të mirë të stabilitetit socio-ekonomik.

 

Në Danimarkë, një individ i varfër por i rritur merr po aq para sa merr një fëmijë i sapolindur por i pasur.

Gjermania dhe Franca renditen shumë më mirë se Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen sociale dhe kanë paga më të drejta.

Raporti zbulon se pabarazitë e pagave janë rritur që nga vitet 1970.

Duke mbledhur të dhënat  nga IPSOS në emër të LinkedIn, raporti vëren se amerikanët që u rritën në një familje me të ardhura të larta janë tre herë më shumë të predispozuar të kenë lidhje të forta  sociale dhe profesionale sesa ata që u rritën në një familje me të ardhura të ulëta, raporton abcnews.al

“Kjo do të thotë që ata individë përjetojnë një avantazh të dyfishtë si në kapitalin shoqëror ashtu edhe atë financiar”, thuhet në raport.

Pabarazia

Qeveritë duhet të zbatojnë politika për të adresuar përqendrimin e pasurisë, siç janë taksat mbi të ardhurat personale dhe ribalancimi i burimeve të taksave.

Studimi rekomandon gjithashtu përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe promovimin e zhvillimit të aftësive gjatë gjithë jetës së punës të një individi.  Bizneset duhet të punësojnë bazuar në merita, duhet të paguajnë paga të drejta dhe të investojnë në përmirësimin e kushteve të punonjësve të tyre, thuhet në raport.

Pabarazia dobëson strukturën shoqërore të një vendi dhe gërryen besimin në institucione, sipas Klaus Scëhab, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror.

“Përgjigjet nga biznesi dhe qeveria duhet të përfshijnë një përpjekje për të krijuar shtigje të reja drejt lëvizjes socio-ekonomike, duke siguruar se çdokush ka mundësi të barabarta për sukses,” tha Schëab në një deklaratë. /Përshtati në shqip:abcnews.al