Prej kohësh tashmë, Kampionati amerikan i futbollit, MLS po zhvillohet vit pas vit, ku ka qënë jo të pakta rastet ku “gjigandët” e Evropës kanë afruar lojtarë të talentuar nga elita e futbollit në SHBA dhe jo vetëm kaq, pasi sezonin i ardhshëm këtij kampionati do t’i bashkohet dhe lojtari më i mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi.
Pas kalimit të “pleshtit” tek Inter Miami i David Beckham, dëshirën për të luajtur në një të ardhme në MLS e ka shprehur dhe “fantazisti” i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, i cili e konsideron transferimin e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, si një rritje të imazhit dhe të talentit në elitën e futbollit amerikan.
“Kjo është ëndrra ime, por tani nuk është koha për këtë. Dua të pres momentin më të mirë për të shkuar atje, por ky është padyshim një objektiv për të ardhmen. Për MLS, reputacioni dhe talenti i Messit është i madh”,- u shpreh Griezmman. /i.m /abcnews.al