Endri Çekiçi festoi ditëlindjen, Megi Pojani e “djeg” me tallava

schedule08:31 - 24 Nëntor, 2022

schedule 08:31 - 24 Nëntor, 2022

Një ditë më parë, Endri Çekiçi festoi ditëlindjen. Ai ka marrë shumë urime nga miqtë dhe kolegët e tij, mirëpo, të gjithë ishin kurioz nëse ka një urim nga Megi Pojani, me të cilën thuhet se është në lidhje. Ajo nuk postoi asgjë që mund të lidhet me ditën e veçantë të të dashurit të saj të përfolur.

Ndërsa Endri ka ripostuar në Instastory të gjitha urimet që ka marrë nga miqtë dhe kolegët, nga ana tjetër, Megi është parë duke u argëtuar me motrat e saj. Vetë ajo nuk ka postuar asgjë në rrjete sociale por motra e saj, Marsi ka ndarë disa video ku shihet Megi duke kërcyer.

 

Kujtojmë që kohët e fundit është përfolur për një ndarje mes tyre. Në një intervistë kur u pyet nëse është “single dhe e disponueshme, Megi tha: “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

Sakaq, vlen të theksohet se dyshja ndiqet akoma në rrjete sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!