Gjykata britanike ka lënë në burg për të katërtën herë një korrier droge.
Një 40-vjeçar, i identifikuar si Darren Walcott, është dënuar me më shumë se 14 vite burg, në të kaluarën e tij, nën akuzën e shitjes dhe trafikut të narkotikëve.
Ndërkohë edhe ditën e sotme Gjykata e ka dënuar përsëri me më shumë se 6 vjet të tjera, për të njëjtën vepër penale.
Çfarë është interesante në arrestimin e 40-vjeçarit, është se ai është detyruar ta kryejë këtë punë, pra shitjen e narkotikëve për të paguar borxhet e veta.
Siç raportojnë mediat vendase, këto borxhe, ai ja u kishte marrë në formë kredie “Peshkaqenëve shqiptarë” në Londër, të cilët sipas autoriteteve britanike “nuk falin”.
Edhe pse i zhytur në borxhe ndaj të “fortëve shqiptar” ai u shpall fajtor për trafik narkotikësh dhe aktivitete kriminale të tjera.
Në seancën gjyqësore ndaj Walcott, gjyqtari kryesor theksoi se nëse 40-vjeçari do të vijojë edhe pas këtij dënimi të kryejë përsëri këtë vepër penale, akuzat dhe dënimi ndaj tij do të jenë ekstreme.
40 vjeçari u arrestua teksa shpërndante disa paketa me lëndë narkotike të llojit kokainë, në Salisbury në janar të këtij viti.
n.d./abcnews.al