“Ëndërr të luaj me Gjermaninë”, Rexhbecaj “skip” Kosovës

schedule19:28 - 18 Shkurt, 2021

schedule 19:28 - 18 Shkurt, 2021

Elvis Rexhbecaj ka ardhur në versionin e tij më të mirë te Koln në këtë sezon. Në 23 ndeshje ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. 23-vjeçari ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të Koln ndaj Gladbach, duke shënuar dy gola dhe i dhuruar fitoren skuadrës së tij me shifrat 2-1.

 

Pas formës së mirë të javëve të fundit, mesfushori ka marrë vëmendjen e medieve gjermane. Së fundmi ai ka folur për të ardhmen e tij dhe është shprehur i lumtur për faktin se Gjermania pritet ta bëjë pjesë të ekipit të Lojërave Olimpike, që zhvillohen në verën e ardhshme në Tokyo të Japonisë.

Në këtë mënyrë Rexhbecaj lë mënjanë Kosovën, që prej kohësh po mundohet ta afrojë në përfaqësuese. Mesfushori shprehet se do të ishte një ëndërr të ishte atje dhe flet edhe për të ardhmen e tij.

 

Kartoni i talentit nga Prizreni i përket Wolfsburgut, teksa Koln mund ta blejë për 7 milionë euro, diçka që siç e tregon edhe vetë mesfushori duket e vështirë për shkak të krizës që pandemia ka shkaktuar në klubet e futbollit në mbarë botën, duke mos përjashtuar as Koln.

“Për shkak të koronavirusit futbolli është në një fazë të vështirë financiare, gjithashtu edhe FC Koln. Në fund të ditës, dua që edhe dëshira ime llogaritet.

Unë u thirra nga trajneri Stefan Kuntz në dhjetor, ai më futi në listë. Kjo më bën shumë krenar dhe është një nxitje shtesë për mua. Do të ishte një ëndërr që të bashkohesha me Gjermaninë në Lojërat Olimpike”, u shpreh Rexhbecaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!