Ende shpresë për përkthyesen shqiptare në Francë

schedule17:58 - 24 Janar, 2019

schedule 17:58 - 24 Janar, 2019

Shqiptarja, Drita Kurtsmajlaj, ende shpreson të marrë leje qëndrimi nga shteti francez. Ajo ka dëshirë që jetën e saj ta ndërtojë në Francë. 23-vjeçarja u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Bordeaux në vitin 2014 sëbashku me dy prindërit e saj.

Historia e Drita Kurtsmajlaj është trajtuar gjatë në shtypin francez. Ajo punon si përkthyese vullnetare dhe ishtë mirë-integruar në Francë. Natyrisht ajo ka bërë rolin e përkthyeses nëpër institucione të ndryshme franceze, si në gjykata, spitale dhe shkolla. Ajo ka punuar si përkthyese edhe në shumë shoqata.

“Unë jetoj në një dhomë me dy prindërit”, është shprehur shqiptarja. 23 vjeçare Drita Kurtsmajlaj,e cila  ka mbërritur në Francë në vitin 2014. Ajo u largua nga Shqipëria  për t’i shpëtuar ligjit të Kanunit. Asaj i kishin djegur banesën dhe gjithë pasurinë e prindërve të saj që merreshin me tregti.

E gjendur në këtë situatë ajo kishte marrë rrugët e mërgimit. Vajza e re dhe dy prindërit e saj ishin vendosur në Bordo. Drita ishte integruar shumë shpejt. Vetëm pak janë pas mbërritjes ajo kishte arritur ta mësonte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën frënge. Ajo ka ndihmuar shumë institucione që kanë pasur nevojë për ndërmjetësim në përkthim.

Puna si vullnetare

Drita ka ndihmuar në përkthim shumë kosovarë dhe shqiptarë. Ajo kurrë nuk është pagur për punë që ka bërë. Gjithmonë vajza e re ka punuar si vullnetare. Drita madje është thirrur edhe nga gjykatat, spitalet, policia dhe madje edhe shërbimet e imigracionit për të përkthyer.

Një gjë e tillë dëshmohet në dhjetëra letra të dërguara nga, gjyqtarë, avokatë e zyrtarë. Madje në një letër që i kishte dërguan Alain Juppé, kryetar Prefekturës i Bordeaux, i cili i kishte kërkuar ndihmë shqiptares për përkthim.

Por, Drita nuk ishte e kënaqur me këtë rol, ajo ndoqi një trajnim për të punuar në një zyrë ligjore. Ajo më pas gjeti kohë për të punuar në një shoqatë që ndihmonte njerëzit e pastrehë.

Megjithatë, Drita mund të largohet nga Franca në çdo kohë. Që nga fundi i Tetorit të vitit që lamë pas, ajo dhe prindërit e saj kanë kundërshtuar vendimin për të lënë territorin francez të dhënë nga (OQTF).

“Ne nuk na besojnë, ne jemi duke thënë se nuk kemi ikur për arsye ekonomike. Ne do na dërgojë përsëri në një vend ku na rrezikohet jeta. Babi im është i sëmurë”, tregon vajza e re.

Sa për shërbimet e bëra nga Drita, duket se nuk janë marrë parasysh.  Por, Prefektura thotë se është e kënaqur me Dritën.

“Nuk është Prefektura që e ka kërkuar, por janë shërbimet shtetërore që e kanë bërë. Por Prefektura përfaqëson shtetin! Në Shqipëri, si gjetkë, Franca shihet si vendi i të drejtave të njeriut”, tha Drita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!