“Ende s’e besoj se ka ndodhur”, këngëtarja shqiptare në Greqi flet për vdekjen e reperit të famshëm

schedule10:45 - 18 Janar, 2022

schedule 10:45 - 18 Janar, 2022

Eleni Foureira ka folur së fundmi për humbjen e mikut të ngushtë, reperit Mad Clip, i cili vdiq pak muaj më parë në një aksident tragjik me makinë. Këngëtarja shqiptare që jeton në Greqi është shprehur se ende nuk e beson se ka vdekur dhe se mendon që është mirë në një vend tjetër.

Mua më ka mbetur në kokë se është diku jashtë shtetit dhe është mirë. Nuk mund ta besoj se humbi kaq thjesht. Nuk është e lehtë kur je me një person, tre minuta para se të ndodhë kjo. Ishte shumë e frikshme për mua që kur ai u largua pas tre minutash u largova edhe unë me Alberton. Ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Nuk po flas sepse dua vetëm të shërohet kjo plagë.

Do të bëj gjithçka që mundem për ta mbajtur lart kujtimin e tij, sepse ai ishte ndoshta një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E vërtetë, njeriu më i mirë. Një zotëri. Nuk dua të hyj në detaje për atë natë. Unë kam shkuar e para, është shumë e vështirë brenda meje. E duam shumë, kudo që të jetë. Kjo i bën të gjithë të lumtur.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!