Ende pa marrëveshje, Basha mbledh aleatët në orën 14:00

schedule10:56 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:56 - 1 Qershor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë aleatët në orën 14:00, disa orë pas përfundimit të afatit të vendosur nga palët për të miratuar Reformën Zgjedhore.

Siç mëson abcnews.al, Basha do t’i informojë aleatët për pikat ku opozita ndahet me maxhorancën për Reformën Zgjedhore sie dhe hapat që do të ndiqen më vonë.

Gjatë natës së mbrëmshme mbledhje e Këshillit Politik përfundoi pa një marrëveshje duke bërë që të reagojë sot edhe faktori ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se partitë duhet të mbajnë fjalën dhe miratojnë Reformën në Drejtësi duke i rikujtuar se në negociata, askush s’mund t’i marrë të gjitha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!