“Ende nuk mbushem me frymë”, e bija kujton Bujar Nishanin me foton prekëse

schedule11:55 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:55 - 14 Qershor, 2022

Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory.

Fiona ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të.

“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona përmbi foto tepër e prekur.

Kujtojmë që Partia Demokratike e shpalli Kryetar Nderi të Këshillit Kombëtar, ish-presidentin Nishani, një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!