I transferuar me shumë bujë nga kampionët belg të Club Brugge, për shifrën e 35 milionë eurove, “fantazisti” i “djajve” të Milan, Charles De Ketelaere nuk arriti dot të shkëlqejë me fanellën e “kuqezinjve” dhe këtë verë mund t’i japë atyre “lamtumirën”, pa shënuar ende golin e parë.
Për shërbimet e 22-vjeçarit interesohen deri më tani 3 ekipe nga 3 kampionate të ndryshme e më konkretisht, Aston Villa nga Premier League, Olympique Marseille nga Ligue 1 dhe PSG nga Eredivisie holandeze.
Pas shpenzimeve të shumta këtë merkato, ku kanë afruar deri më tani plot 9 lojtar, bordi i Milan kërkon të sigurojë të ardhur nga belgu e për këtë arsye nuk pranon asnjë opsion huazimi, por vetëm shitjen e tij për 28 milionë euro. /i.m /abcnews.al