Ende nuk ka bërë 1 vjeç, vogëlushja me aftësi të pabesueshme në ski

schedule14:06 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:06 - 22 Nëntor, 2021

Një fëmijë që akoma nuk i ka bërë një vjeç ka pushtuar internetin duke treguar aftësitë e saj të pabesueshme në snowboard. Wang Yuji, e cila është 11 muajshe dhe mezi ecën, është bashkuar me nënën dhe babain e saj për sezonin e ri të borës në Chongli.

Me një grumbull skiatorësh, Yuji është më e vogla dhe ndoshta më mbresëlënësja nga të gjithë. “Ajo nuk është ende në gjendje të rrëshqasë vetë, duke ndjekur këndin e pjerrësisë ose duke zbritur natyrshëm. Kështu që ajo nuk mund të kontrollojë drejtimin ose të shkojë shumë larg.“, tha babai i saj.

/abcnews.al