Ende me mjetin që ia dhuruan në vitin 1981, historia e Zicos me Toyota Celica

schedule20:39 - 13 Mars, 2021

schedule 20:39 - 13 Mars, 2021

Zico, pjesëtar i plejadës së yjeve brazilianë të futbollit është nga legjendat e pakta të vërteta, që nuk e lidh statusin dhe jetën e tij me markën dhe çmimin e makinave.

Në moshën 68-vjeçare, Ziko ende nget makinën Toyota Celica, të cilën e fitoi në vitin 1981, pasi u shpall lojtari më i mirë i finales së Kupës Interkontinentale mes Flamengos i dhe Liverpool.

 

Kompania Toyota ishte sponsore e finales së kupës së atëhershme të botës për klube dhe Zico shkëlqeu, edhe pse nuk shënoi asnjë nga golat në ndeshjen, që përfundoi 3-0.

Kanë kaluar thuajse 40 vjet, por legjenda braziliane nuk ndahet nga makina e tij, edhe pse mund të ketë edhe ndonjë automjet më modern.

https://twitter.com/FlamengoENG/status/917855767620878336

Ata që e kanë ndjekur futbollin e atyre viteve nuk kanë nevojë t’u kujtosh se kush ishte Ziko, por për brezin më të ri duhet thënë se ai mbante fanelën me numrin 10 në Brazilin e Kupës së Botës 1982, e cilësuar nga shumëkush si kombëtarja më e mirë, që ka luajtur ndonjëherë, edhe pse nuk e fitoi Botërorin.

 

Ai ka shënuar 101 gola nga goditja e dënimit, ndoshta rekordmen botëror, ndërsa në karrierë pati mbi 500 gola. Ai fitoi 21 trofe të mëdhenj si lojtar dhe si trajner dhe cilësohet si një nga më të shquarit e futbollit për të gjitha kohët.

Sjellja e Zicos është në kontrast të plotë me shumë nga yjet e sotëm të sportit, të cilët janë të dashuruar pas makinave më luksoze. Padyshim, karakteristikë e dikujt, që di t’i vlerësojë drejt elementët e lumturisë në jetën e njeriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!