Situata e zjarreve në Bashkinë Tropojë paraqitet përgjithësisht e qetë në vatrat Morajë, Qafë e Kolçit dhe Lamnicë, duke mos pasur probleme.
Megjithatë, në Njësinë Administrative Lekbibaj vazhdojnë të kenë shtrirje dhe paraqesin problem pasi zjarri është në masive të pishave të zeza në drejtim të banesave, ku janë përqendruar dhe forcat bashkiake.
Ndërsa, vatra në Vranë është në një sipërfaqe shkurre, dushk etj pa problem për banesat.
Në zonat e mbrojtura janë dy vatra dhe konkretisht në Çerem është aktive dhe është zgjeruar si rezultat i erës dhe rrëshkitjes së drurëve të djegur dhe paraqet rrezikshmëri përhapje të mëtejshme, ndërsa vatra e zjarrit në Lumin e Gashit është mbajtur e izoluar, por pa arritur të shuhet plotësisht.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe AdZM Tropojë do të angazhohen forca për izolimin dhe monitorimin e këtyre vatrave të zjarrit./abcnews.al