Pasi ktheu Barcelonën në krye të Spanjës, Xavi pritet të qëndrojë ende te klubi katalanas me shpresën për ta çuar skuadrën drejt trofeve europianë.
Siç raporton “Sport”, Xavi dhe drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026.
Xavi ka bërë një punë të mirë në krye të stolit të katalanasve dhe drejtuesit me në krye Laporta, kanë besim tek ish-mesfushori./h.ll/abcnews.al