Ende aktiv zjarri në fshatin Raboshtë, rrezikohen banesat

schedule21:32 - 16 Shtator, 2021

schedule 21:32 - 16 Shtator, 2021

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në orët e pasdites në masivin pyjor të fshatit Raboshtë të njësisë administrative Kallmet në Lezhë.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke iu afruar edhe banesave. Mësohet se ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor, por zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar dhe po monitorojnë situatën. /abcnews.al/