Edicioni Veror vjen ndryshe me një spektakël të veçantë nga “Fabulous Orchestra”. Një bandë jo si të tjerat me 11 pjesëtarë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht Franca dhe Italia.
Ata aktualisht janë duke bërë një tur në disa nga vendet më të bukura të jugut shqiptar. Ndalesa e tyre e radhës është pikërisht Drimadhes. Ata përshëndetën Edicionin Veror më këngën shqiptare “Mora mandolinën”, të cilën e kishin mësuar kur po performonin në Berat.
Këtë rutinë e ndjekin në çdo vend që vizitojnë, duke mësuar një nga këngët e zonës. Fabulous Orchestra na treguan se jetonin prej shume kohësh si endacakë për shkak se prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi ekonomike. Ata thanë se luanin gjithashtu me një instrument tradicional nga Irani, i cili përbëhej nga 100 korda. Anëtarët treguan se ata u bashkuan si grup 3 vite më parë në Francë, ku u njohën në një agjenci muzikore.
Një nga vokalistet e grupit na tregoi gjithashtu se ata kishin mësuar shumë gjëra për shqiptarët, si për shembull fakti që ata nuk kërcejnë spontanisht, por vetëm kur e planifikojnë të kërcyerin nëpër evenimente të ndryshme. E veçanta e kësaj bande është se ata pëlqejnë shumë që të udhëtojnë dhe marrin bagazh kulturor në të gjithë shtetet ku performojnë.
Fabulous Orchestra është një bandë në lëvizje me shumë pak shpenzime, ndaj ata para se të shkojnë në një shtet të caktuar u shkruajnë asgjensive mikpritëse nëse mund tu sigurojnë strehim dhe ushqim. Qëllimi i tyre mbetet të qenurit spontan dhe të shpërndarit alegri nëpërmjet muzikës, ndaj dhe vizita në Shqipëri për ta ishte vërtet e kënaqshme./abcnews.al