Pas një seancë që ka zgjatur më shumë se 5 orë, Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor në lidhje me kërkesën e Pëllumb Gjokës për dosjen Metamorfoza, ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në aplikacionin SKY EÇ ku u bazua hetimi dhe arrestimi i Gjokës.
Tashmë gjykata është tërhequr për të dhënë vendim nëse do i pranojë kërkesat e avokatëve të Gjokës që pretendojnë se komunikimet nuk mund të përdoren si prova nga prokuroria dhe gjykata apo do lerë në fuqi masën e arrestit në burg bazuar mbi komunikimet e zbardhura të SPAK.
Seanca e së premtes u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve por vetëm mbi bazë dokumentesh. Ndërkohë avokatët mbrojtës të Gjokës i kërkuan gjykatës edhe heqjen e masës arrest në burg të caktuar ndaj biznesmeni nga të gjitha shkallët e gjykimit. Pëllumb Gjoka u arrestua në korrik të vitit te kaluar, pasi dyshohet se ka siguruar kushtet per vrasjen e një ish-efektivi të policisë së burgjeve, Kleanthi Musabelliut si dhe te jete i perfshire ne ekzekutimin e Gjin Boriçit ne vitin 2020 ne Shkodër.
Ngjarjet kriminale ku i perfshire rëzulton Gjoka, u zbarfdheën nga spak pas, mbërritjes në vendin tonë nga autoritetet belge dhe ato franceze te komunikimeve ne aplikacionin sky ecc.
Përveç Gjokës në pranga përfunduan edhe 5 persona të tjerë mes të cilëve prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, shefi i forcave operacionale Oltion Bistri, si dhe Astmer Bilali dhe Behar Bajri.
/abcnews.al