‘Enciklopedia imagjinare’, Bajram Kosumi flet për librin e ri: Autori është zot në raport me veprën e vetë

schedule10:04 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 10:04 - 5 Dhjetor, 2023

‘Enciklopedia imagjinare’ është libri më i ri në treg, i shkruar nga shkrimtari dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi. I ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’, ai ka deklaruar se autori është një zot në raport me veprën e vetë.

“Autori është një zot në raport me veprën e vetë, sikur se është zoti në raport me Jupiterin. A mund të thuash që Jupiteri nuk ka lidhje me zotin? Ato ligjet natyrore ekzistojnë. Kështu është dhe raporti autor-vepër, që unë e shoh te konceptet e mia estetike. Do të thotë një pjesë e imja gjithmonë duket sepse unë e interpretoj”.

Sakaq, Kosumi ka theksuar se ai është prezent në këtë libër si një autor, të cilin narratori e citon në shumë momente.

Jeta është një dhe unike dhe sado që ne i klasifikojmë, jeta është një dhe njerëzit si politikën, si letërsinë, si identitetin e kanë një. Njeriu është qënia më komplekse dhe të gjithë këto të tjerat janë te njeriu.

Edhe uni i Bajram Kosumit është prezent aty. Nganjëherë unë luaj me këtë, nganjëherë unë e ndaj narratorin prej Bajram Kosumit. Për shembull, te eseja për Sizifin, narratori aty nuk është Bajram Kosumi. Letërsia ta jep këtë mundësi. Bajram Kosumi është një autor që narratori i citon dhe në fund narratori thotë: ‘Të lumtë o Homer që e shpëtove Sizifin. Të lumtë o Kosovë dhe ti që e shpëtove tash’. Do të thotë prezenca ime figurativisht është gjithëkund, por në disa momente po dhe si person publik, dhe person kultoror”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!